EKSKLUZIVE/ DASH për A2 CNN: Përse u përfshi Vangjush Dako në listën e zezë

Departamenti Amerikan i Shtetit duke iu përgjigjur interesit të A2 CNN konfirmon përfshirjen e Vangjush Dakos në listën e zezë.

Për reporteren e A2 CNN Elona Gjylmi, DASH thekson: “Ka informacion të besueshëm se zoti Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit.

Kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë”.

I pari që u përfshi në listën publike të ndalimit ishte zoti Llalla, e më pas Tom Doshi në vitin 2018.

Shkarkoni aplikacionin e A2