Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

EKSKLUZIVE/ DASH për A2 CNN: Përse u përfshi Vangjush Dako në listën e zezë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 16:07 | Aktualitet

Departamenti Amerikan i Shtetit duke iu përgjigjur interesit të A2 CNN konfirmon përfshirjen e Vangjush Dakos në listën e zezë.

Për reporteren e A2 CNN Elona Gjylmi, DASH thekson: "Ka informacion të besueshëm se zoti Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit.

https://a2news.com/2019/07/30/iu-ndalua-hyrja-ne-shba-dako-per-a2-cnn-nuk-kam-njoftim-per-kete/

Kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë”.

https://a2news.com/2019/07/30/vangjush-dakos-dhe-familjes-se-tij-i-ndalohet-hyrja-ne-shba/

I pari që u përfshi në listën publike të ndalimit ishte zoti Llalla, e më pas Tom Doshi në vitin 2018.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani