Erion Veliaj merr mandatin e dytë në krye të Tiranës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë të martën zyrtarisht mandatin e tij të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit. Pas konstituimit të këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe zgjedhjes së kreu të ri të këtij këshilli u mbajt dhe ceremonia e betimit të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në fjalën e rastit në këtë ceremoni, Erion Veliaj falënderoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e dhënë gjatë mandatit të parë si dhe të gjithë bashkëpunëtorët në Bashki.

“I jam mirënjohës skuadrës së Bashkisë së Tiranës që punon me përkushtim, nga i pari tek i fundit. Këtij qyteti i kemi kthyer një fytyrë njerëzore. Skuadra jonë do të mbulojë të gjitha deficitet që na lanë kundërshtarët tanë. Mezi pres që të fillojmë punën dhe ta bëjmë këtë qytetin e ëndrrave tona”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj

Shkarkoni aplikacionin e A2