Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Iu ndalua hyrja në SHBA, Dako për A2 CNN: Nuk kam njoftim për këtë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 14:37 | Politikë
Iu ndalua hyrja në SHBA, Dako për A2 CNN: Nuk kam njoftim për

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i kontaktuar nga gazetarja e A2 CNN, Elitjona Doko, ka deklaruar se nuk ka dijeni për lajmin e ndalimit të tij për të hyrë në SHBA.

“Nuk kam dijeni për ndalimin tim për të hyrë në SHBA. Tani po e marr vesh dhe nuk di gjë. Nuk kam asnjë njoftim nga ambasada mbi këtë gjë”, tha Dako.

Zëri i Amerikës raportoi se Departamenti i Shtetit ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-Kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe anëtarëve të familjes së tij. Sipas VOA-s, vendimi është marrë nga Sekretari i Shtetit, ku theksohet se ish-kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

https://a2news.com/2019/07/30/vangjush-dakos-dhe-familjes-se-tij-i-ndalohet-hyrja-ne-shba/

"Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës", shkruan VOA.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani