Kapet me 20 doza heroinë në kryeqytet, arrestohet 27-vjeçari – A2

Kapet me 20 doza heroinë në kryeqytet, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar, i lindur në Bukuresht, shtetasi me inicialet L.F. është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi është kapur me 20 doza heroinë.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi është kryer në kuadër të operacionit të koduar “Shtraus””.

Sipas policisë, 27-vjeçari u kap në flagrancë me doza lënde narkotike heroinë, të gatshme për t’u hedhur në treg në zonën pranë sheshit “Shtraus”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë të dyshuar heroinë, një peshore elektronike, për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në sasira të vogla, 35.000 lekë të grumbulluara nga shitja e lëndës narkotike heroinë dhe një celular.

Shkarkoni aplikacionin e A2