Leao në Milano, shtyhet me pak orë zbarkimi i Duarte – A2

Leao në Milano, shtyhet me pak orë zbarkimi i Duarte

Rafael Leao mbërriti në Milano për t’iu bashkuar kuqezinjve. Sulmuesi portugez, i blerë nga Lila zbarkoi në aeroportin e Malpensas pas fluturimit nga Lisbona dhe këtë të mërkurë do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Gjigandët e Serisë A investuan rreth 30 milionë euro te sulmuesi 20-vjeçar, i cili spikat për fizikun e tij.

Ndërkohë, te Milani u shty me pak orë mbërritja e Leo Duartes. Marrëveshja për mbrojtësin brazilian është mbyllur dhe në vijim ai pritet të formalizojë transferimin te “Djalli”. 23-vjeçari Duarte u ble nga Flamengo për 11 milionë euro plus bonuse.

Shkarkoni aplikacionin e A2