Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Liroi Lulzim Cakën, arrestohet drejtori i burgut të Lushnjes

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 10:20 | Kronikë
Liroi Lulzim Cakën, arrestohet drejtori i burgut të Lushnjes

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi se ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të burgut të Lushnjes, kartelistit të po këtij burgu dhe dy punonjësve të tjerë pas lirimit të Lulzim Cakës nga burgu.

Sipas Gjonajt, arrestimi i tyre vjen pas një hetimi të posaçëm, nga i cili rezultoi se Lulzim Caka është liruar para kohe nga burgu.

“Urdhërova hetimin për lirimin e tij. Gjatë orëve të natës, grupi i hetimit konstatoi se Lulzim Caka u lirua 4 muaj e 22 ditë para kohe nga burgu i Lushnjes. Kam kërkuar revokimin e lirimit dhe shpalljen në kërkim të të dënuarit. Dhe në urdhrin tim ka nisur verifikimi i të gjitha lirimeve të kryera nga institucionet”, tha Gjonaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë