Mbyllet ëndrra evropiane për Feronikel – A2

Mbyllet ëndrra evropiane për Feronikel

Nuk ka surpriza! Ekipi i Feronikel nuk ia del të kualifikohet për në raundin e radhës së Europa League duke u mundur dhe në ndeshjen e dytë në shtëpi përballë sllovakëve të Slovan Bratislava me rezultatin e pastër 2-0.

Ekipit kampion nga Kosova iku desh të hidhej që në momentet e para të ndeshjes në sulm për të rrëzuar rezultatin e ndeshjes së parë. Por miqtë, me më shumë eksperiencë në kompeticionet evropiane qëndruan në mbrojtje për të përfituar nga ndonjë gabim i mundshëm i ekipit vendas. Dhe kjo ndodhi pikërisht në minutën e 19 të takimit kur sllovakët e Slovan kaluan në avantazh me De Marco.

Ky gol i demoralizoi lojtarët e Feronikel të cilët u përpoqën të barazonin sa më shpejt takimin, por ishin të paqartë para portës. Në minutën e 10 të pjesës së dytë u dyfishua nga Holman dhe rezultati duke shuar përfundimisht ëndrrat e skuadrës nga Kosova për një kualifikim të mundshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2