Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta i përgjigjet Ramës: Pa zgjidhje të krizës, s’ka integrim në BE

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 14:29 | Politikë
Meta i përgjigjet Ramës: Pa zgjidhje të krizës, s’ka

Edi Rama foli në bisedimin me gazetarët mesditën e sotme edhe për çështjen e integrimit në BE, duke theksuar se kjo tashmë është një çështje politike dhe është e lidhur me problemet e brendshme në union.

Por Presidenti Meta mendon ndryshe. Ai u shpreh se pa zgjidhje të krizës nuk ka hapje të negociatave në muajin tetor.

“Në këtë krizë të thellë demokratike që ka vendi, aq më tepër për paaftësinë dhe mungesën e vullnetit për zgjedhje vendore të përgjithshme, kam thënë se nuk ka çelje negociatash me BE. Për çështjen e integrimit Europian, mos prisni t’ua thonë ambasadorët. Ata të vërtetë, më mirë se unë që kam 30 vite këtu, nuk e di asnjë më mirë. Të gjitha ata shohim mandatin e tyre që është i kufizuar”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani