“Negociatat”, Rama: Në tetor mund të ndodhë gjithçka… – A2

“Negociatat”, Rama: Në tetor mund të ndodhë gjithçka…

Në tetor pritet të merret vendimi për çeljen ose jo të negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ditën e sotme, në një komunikim të gjatë me gazetarët, kryeministri Rama u pyet edhe në lidhje me negociatat, ku u shpreh se në tetor mund të ndodhë gjithçka. Ai theksoi se tashmë kjo është një çështje politike dhe nuk ka lidhje me dy vendet e Ballkanit.

“Vendimmarrja e tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me BE dhe të ardhmen e tij, me debatet e brendshme në BE. Nëse doni të mendoni të kundërtën, është e drejta juaj. Është e gjitha politike. BE nuk është në ditët e veta më të lumtura. Gjithçka mund të ndodhi në tetor. Unë nuk përjashtoi asgjë”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2