Ngjela: Ndryshimi i lidershipit, e vetmja rrugëdalje për PD

Në emisionin “I Ftuari”, avokati Spartak Ngjela komentoi dhe partinë më të madhe opozitare në vend, atë demokratike dhe situatën në të cilën ndodhet ajo.

Avokati mendon se e vetmja rrugëdalje për Partinë Demokratike është ndërrimi i lidershipit. Sipas Ngjelës, kreu i ri i Partisë Demokratike duhet të jetë pro amerikan dhe pro perëndimor

“Partinë Demokratike e shpëton vetëm ndryshimi i lidershipit. Po cilit lidership? Nga një lidership që u vendos për interes të saj, jo për bindje, kundër politikës amerikane dhe deri diku perëndimore, në një lidership proamerikan”, tha avokati Spartak Ngjela.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN