Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ngjela: Pas opinionit të Venecias, Meta “i dënuar” të japë dorëheqjen

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 22:20 | Politikë
Ngjela: Pas opinionit të Venecias, Meta “i dënuar” të

Tek “I Ftuari” në A2 CNN, Spartak Ngjela foli dhe për Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta. Avokati Ngjela u shpreh se ky komision parlamentar ka bërë një kapërcim duke e çuar çështjen në Komisionin e Venecias, pasi këtë gjë mund ta bënte shumë mirë Gjykata Kushtetuese.

“Juridikisht, Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka bërë një kapërcim. Është shumë keq që nuk janë juristë. Do të vinte radha për ta çuar vendimin në Komisionin e Venecias pasi do ta çonte Gjykata Kushtetuese. Procedura është që unë do të shkoj tek Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, natyrshëm që do ta çojë në një vend, do marrë ekspert, sikurse e ka bërë në të gjitha rastet. Përse ta çojë politika atje? Sepse tani i imponohet Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja mund t’ia kishte drejtuar pyetjet Venecias më bukur, më saktë, më qartë”, u shpreh Ngjela.

Më tej Spartak Ngjela tha se nuk beson se Venecia nuk do të gjejë shkeljet e presidentit, sipas tij kur të vijë opinion i këtij komisioni, Ilir Meta është i detyruar të japë dorëheqjen.

“Ju mendoni se Meta do kalojë? Do japë dorëheqjen. Nëse vjen Venecia dhe thotë që është shkelje, çfarë do bëjë më shumë. Ka marrë fund ajo gjë. Venecia ndihmon Metën se thotë ka shkelje dhe ky jep dorëheqjen. Mbasi jep dorëheqjen mbaron filmi, nuk je më president”, shtoi avokati Ngjela.

A2 CNN Livestream

Dita jonë