Ngjela: Perëndimorët janë statistë, mes tiranisë dhe anarkisë zgjedhin të parën – A2

Ngjela: Perëndimorët janë statistë, mes tiranisë dhe anarkisë zgjedhin të parën

Për avokatin Spartak Ngjela, situata e krijuar para zgjedhjeve dhe qendrimi i opozitës për mbajtjen e tyre, në të vërtetë nuk kishte të bënte fare me procesin zgjedhor. Sipas Ngjelës, opozita kërkonte destabilizim shoqëror dhe për këtë u kapën te dekreti i presidentit Ilir Meta.

Avokati Ngjela tha për “I Ftuari” se kjo situatë u mbyll nga politika perëndimore e cila në shumë raste përdor doktrinën e saj ku mes një tiranie dhe anarkie zgjedh gjithmonë të parën.

“Gjithçka për çështjen e zgjedhjeve u mbyll nga politika amerikane. Këta donin të bënin destabilizim shoqëror. Nuk kishin lidhje fare me zgjedhjet. Iu erdhi në ndihmë dekreti i Presidentit dhe u morën me dekretin e presidentit. Pse e zgjasin muhabeti kur këtij dekreti dhe presidenti për këtë dekret i është ngritur një komision hetimor parlamentar. A do flasim për shtetin apo për antishtetin. Shteti duhet respektuar në krahasim me anarkinë. Duhet të keni parasysh një gjë politika perëndimore mes një anarkie dhe tiranie zgjedh tiraninë ta dini. Nëse ti merr përsipër krijosh një përshtjellim shoqëror, destabilizim shoqëror në një vend të NATO, natyrisht që ai do të përkrahë një regjim ushtarak. Kjo është doktrinë e tyre dhe e jona madje”, u shpreh për gazetarin Xhafo avokati Ngjela.

Shkarkoni aplikacionin e A2