Përleshje në burg, 57 viktima në Brazil – A2

Përleshje në burg, 57 viktima në Brazil

Përleshjet e përgjakshme me sende të forta, që zgjatën për më shumë se 5 orë, shkaktuan mbi 57 të vdekur në Brazil.

Ngjarja tragjike ndodhi në burgun e Altamiras, në shtetin Para. Zyrtarët e burgut bëjnë me dije se shumë nga viktimat janë masakruar dhe se më pas në disa kate të ndërtesës është vendosur dhe zjarr.

Gjatë ngjarjes u morën peng dhe 2 roje të burgut të cilët më pas u lanë të lire pa lëndime.

Dhuna në burgjet braziliane nuk është një fenomen i panjohur. Brazili ka më shumë se 700 mijë të burgosur dhe mbipopullimi i burgjeve është një problem shumë serioz.

Përleshjet mes bandave rivale në vendet ku kryhet dënimi dhe protestat janë shumë të shpeshta.

Shkarkoni aplikacionin e A2