“Presidenti në gjendje të vështirë”, Meta: E ftoj Ramën në majën e Korabit

Edi Rama u shpreh se Presidenti Meta është në gjendje të vështirë, teksa komentoi deklaratat e fundit të kreut të shtetit.

Meta ka reaguar, duke u shprehur se gëzon shëndet të plotë. Ai tha se e fton Ramën në të ngjiten në majën e Korabit. Problemi i vetëm i imi, tha Meta, është vetëm 13 tetori.

“E falënderoj për solidaritetin, por nëse kam ndonjë problem shkoj te doktori. Sa i takon parametrave të mi ata janë gjithnjë në përmirësim. Vetëm këtë fundjavë realizova 50 kilometra në rërë të thatë. Ftoj Ramën në majën e Korabit. Ka vështirësi me malet e Tropojës, por me ato të Dibrës e ka më të lehtë”, tha Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN