Rama: Dakord për dialog, por vullneti i popullit nuk negociohet

Lidhur me krizën politike, kryeministri Edi Rama vazhdon të deklarohet gati për dialog, por vullneti i popullit është i panegociueshëm, sipas tij.

“Jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtëparlamentare, por nuk jemi të gatshëm të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë. Dhe nuk jam i gatshëm që të harxhoj kohën time dhe të njerëzve me këtë muhabet. Ka gjëra më të rëndësishme për mua sot sesa të pres Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin që të kandisen për të folur”, tha Rama.

“Unë nuk kam paragjykime dhe kushte. Nëse duan të ulen dhe të diskutojnë për të ardhmen, 2021 është shumë më afër sesa i duket atyre. Nëse vazhdojnë kështu edhe disa muaj, vitin 2021 e kanë paketuar përsëri me duart e tyre”, shtoi kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2