Rama: Do të paguhen orët shtesë të policëve. Jo më efektivë mbi 55 vjeç – A2

Rama: Do të paguhen orët shtesë të policëve. Jo më efektivë mbi 55 vjeç

Në konferencën përmbyllëse të shtypit përpara pushimeve, kryeministri Edi Rama, veç bilanceve foli edhe për Policinë e Shtetit.

Kryeministri theksoi se do të paguhen orët shtesë të policisë. “Do të avancojmë me aktin normativ me të gjitha pagesat jashtë orarit në Policinë e Shtetit”.

Më tej, Kryeministri u shpreh se do të ndërmerret një reformë që në polici të mos ketë më efektivë mbi 55 vjeç. “Do të aprovojmë një reformë për uljen e moshës mesatare për Policinë e Shtetit. Në polici nuk mund të ketë punonjës mbi 55 vjeç”, tha Rama.

Gjithashtu, Kryeministri bëri të ditur se do të krijohet edhe një grup i veçantë në Policinë e Shtetit për t’u marrë me të “fortët e lagjeve ose qyteteve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2