“Ronaldo legjendë”, paqe me Perez dhe ambiciet me Juventusin – A2

“Ronaldo legjendë”, paqe me Perez dhe ambiciet me Juventusin

“Nuk ishte aspak e lehtë që të largohesha nga Madridi pas aq viteve dhe në moshën 33-vjeçare të luaja në një kampionat tërësisht të ndryshëm. Prandaj e cilësoj si sezonin tim më të mirë”.

Cristiano Ronaldo kthehet në Madrid për të marrë çmimin “Legjendë” nga gazeta e mirënjohur “Marca”.

Gjatë ceremonisë për çmimin special, ylli portugez vlerësoi arritjet e edicionit të kaluar, kampionatin dhe Superkupën e Italisë me Juventusin dhe Ligën e Kombeve me përfaqësuesen.

Gjatë ceremonisë, Ronaldo u takua miqësisht edhe me presidentin e Realit, Florentino Perez, duke konfirmuar paqen mes tyre. Sulmuesi deklaroi se synimi i tij mbetet triumfi në Champions League, të cilin shpreson ta realizojë gjatë këtij sezoni me Juventusin.

Shkarkoni aplikacionin e A2