Sakja: Koha t’i rikthehemi punës, nuk e lëshoj zyrën

Isa Sakja, ish-kreu i Bashkisë Kavajë, ka deklaruar se një qytet nuk mund të drejtohet në kohën kur kreu i bashkisë ka marrë vetëm 5% të votave të qytetarëve.

Sakja tha se duhet të vazhdohet puna dhe se nuk do të largohet nga zyra e bashkisë.

“Është e pamundur që populli të lejojë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të emëruarit e tyre pa zgjedhje. Në Kavajë kanë votuar vetëm 5% e votuesve. T’i rikthehemi punës dhe zgjedhjeve të lira”, tha Sakja.

Shkarkoni aplikacionin e A2