“Situata e Presidentit është e rëndë. I gatshëm ta ndihmoj”, Rama “shqetësohet” për Metën

Kryeministri Edi Rama deklaroi në bashkëbisedimin e tij të gjatë me gazetarët se është i gatshëm të ndihmojë Presidentin Ilir Meta në rast se ai do t’ia kërkojë këtë gjë.

Kur u pyet nëse është i gatshëm të rregullojë marrëdhëniet me Metën, Rama u përgjigj: “Jo, nuk e kam në plan. Por, jam i gatshëm ta ndihmoj Presidentin në rast se ma kërkon pasi sinqerisht jam shumë i keqardhur për Presidentin dhe gjendjen e institucionit, por jam kursyer dhe vazhdoj të kursehem pasi situata e Presidentit është e rëndë dhe nuk dua t’i shtoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2