Teatri, Rama: Çështje politike. Trualli mbrapa teatrit, ferra, mbeturina dhe teneqe – A2

Teatri, Rama: Çështje politike. Trualli mbrapa teatrit, ferra, mbeturina dhe teneqe

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën e tij të gjatë për shtyp edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas kreut të qeverisë, “rindërtimi i teatrit do të na kushtonte më pak sesa godina e re”.

“Është përhapur fjala se trualli do të përdoret për zhvillim privat. Është e pavërtetë. Asnjë centimetër i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat. Zhvillimi privat vjen pas murit rrethues të teatrit. Nëse ne do të ishim të interesuar për zhvillimin privat, jo për teatrin, do ta kishim të lehtë që t’i qetësonim të gjithë këta. Do të bënim kopjen e teatrit ekzistues në të njëjtët kufij dhe do të ishim në rregull. Me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond nga privati për ta këmbyer me një truall që është mbrapa teatrit ku sot ka ferra, mbeturina dhe teneqe”, tha Rama.

“Është truall pa lidhje dhe pa vlerë, ndërkohë që vlera që do t’i marrim është një teatër të ri për Tiranën. Muzeun do ta kemi brenda godinës së re të teatrit. Këtu çështja është politike dhe mediokritet”, shtoi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2