Tërmeti apokaliptik, Presidenca: Institucionet kanë për detyrë të vlerësojnë dhe të marrin masa – A2

Tërmeti apokaliptik, Presidenca: Institucionet kanë për detyrë të vlerësojnë dhe të marrin masa

Institucioni i Presidentit të Republikës ka bërë me dije se nuk ka marrë përgjigje kërkesa për “informacion mbi kapacitetet dhe masat për përballimin e fatkeqësive natyrore”.

“Është detyrë që institucionet të vlerësojnë dhe të marrin masa. Presidenti kërkon që të trajtohet me seriozitet shqetësimi i ngritur nga autoritetet zyrtare greke. Kjo dëshmon mungesë respekti të shtetit të së drejtës. Çdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga institucioni i Presidentit”, shprehet këshilltari i Presidentit.

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta i shkroi një letër kryeministrit Edi Rama, zëvëndëskryeministrit Erion Braçe, ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi ku paralajmëroi në bazë të deklaratave të sizmiologut grek Akis Tselenti, për një tërmet të fuqishëm që pritet të godasë rajonin e Ballkanit.

Kreu i Shtetit kërkonte nga institucionet përgjegjëse nëse kanë kontaktuar me sizmiologun grek apo institucionet homologe për të dhënat e tyre në lidhje me këtë paralajmërim. Ilir Meta u shprehe se është i gatshëm të thërrasë dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

Shkarkoni aplikacionin e A2