Zgjedhjet e parakohshme, Thaçi nis konsultimet me partitë politike – A2

Zgjedhjet e parakohshme, Thaçi nis konsultimet me partitë politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nisi konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme. Fillimisht është takuar me përfaqësues të komunitetit turk të Kosovës dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Shabani.

Sipas asaj që njofton Presidenca kosovare, Thaçi ka biseduar për zhvillimet politike në vend, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi nevojën për hapa konkret në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur sa më shpejt një qeveri funksionale dhe efektive. Zyra e shtypit e Presidencës bëri me dije, ndër të tjera, se do të ketë takime me të gjithë spektrin politik për zhvillimet në vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2