10 sponsorë në fanellë, ekipi francez i Chambly është për rekord – A2

10 sponsorë në fanellë, ekipi francez i Chambly është për rekord

Në Francë është zhvilluar ndeshja ndërmjet Chambly dhe Valenciennes, përballje e Ligës së Dytë, e luajtur pak ditë më parë.  Takimi në vetvete nuk ishte diçka të veçantë, por fakti më interesant lidhej me uniformat e Chambly.

Klubi i vogël, i krijuar nga disa tifozë të Inter në fundin e viteve ’80, ka vendosur emrat e dhjetë sponsorëve në fanellë, në misionin për të mbijetuar në kategorinë e dytë franceze.

Praktikisht në çdo pjesë të uniformës. “Na vjen keq për logot e shumta, por na nevojiten paratë”, u justifikuan drejtuesit e klubit.

Shkarkoni aplikacionin e A2