13 tetori i “Metës”, Vasili: Partitë e institucionet që i shmangen do jenë përgjegjëse – A2

13 tetori i “Metës”, Vasili: Partitë e institucionet që i shmangen do jenë përgjegjëse

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon respektimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor, si zgjidhje për krizën politike që zgjat prej muajsh.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili apelon çdo parti politike dhe institucion të mos i shmanget kësaj date.

“13 tetori duhet të shërbejë si momenti i daljes nga kriza dhe futjes drejt një normaliteti politik për të cilin vendi ka nevojë. Nga kjo datë nuk mund të ketë shmangie nga askush dhe nga asnjë parti apo institucion. Çdo shmangie do të ngarkonte me përgjegjësi tepër të rënda për vendin, pasi në 13 tetori vendi do të merrte zgjidhje dhe do t’i jepte një sinjal europianëve për integrimin”, tha Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2