“Audi Cup” shkon për Tottenham, Bayern nuk e fiton dot finalen e shtëpisë – A2

“Audi Cup” shkon për Tottenham, Bayern nuk e fiton dot finalen e shtëpisë

Ekipi i Tottenham është fituesi i “Audi Cup” për vitin 2019. Një kompeticion i përvitshëm që mbahet në Gjermani. 

Britanikët mundën në finale vendasit e Bayern Munich, në një ndeshje që u vendos vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Rezultati i kohës së rregullt të takimit që u zhvillua në Allianz Arena u mbyll në barazim 2-2. 

Për ekipin e Tottenham i pari shënoi Lamela në minutën e 19 të takimit dhe më pas rezultati u dyfishua nga Erikssen në të 59-n. Bayen u tregua më agresiv gjatë pjesës së dytë duke gjetur 2 gola me Arp dhe Davies në minutat 61 dhe 82.

Pas mbylljes së kohës së rregullt të dyja ekipet iu drejtuan pikës së penalltisë dhe skuadra që gaboi më pak ishte pikërisht Totenham e cila çoi dhe trofeun e parë në shtëpie edhe pse nga një kompeticion miqësor.

Shkarkoni aplikacionin e A2