Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha në Korçë: Largimi i Ramës, i panegociueshëm

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 16:47 | Politikë
Basha në Korçë: Largimi i Ramës, i panegociueshëm

Lulzim Basha ka përsëritur përpara demokratëve të Korçës qëndrimin se largimi i Edi Ramës është i panegociushëm. Kryedemokrati akuzoi shefin e qeverisë se po përpiqet të bëjë pazar dhe të përçajë opozitën.

“Kur nuk ka pazar, përpiqet me lojën e vjetër përça dhe sundo. Nuk ka pazar me Edi Ramën. Opozita është e bashkuar”, u shpreh Basha.

Lideri demokrat përsëriti se opozita nuk lëviz nga kërkesa e saj për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli