Basha poston videon për Teatrin: Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për Dakon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar në rrjetet sociale sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Kreu i demokratëve publikoi dhe një video, ku sipas tij tregohen mashtrimet e Edi Ramës për Teatrin.

Më tej, Lulzim Basha shkruan se pas dy ditësh kreu i qeverisë nuk ka thënë asnjë fjalë për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Postimi i Bashës

“Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë.”

Shkarkoni aplikacionin e A2