Brexit “rrëzon” paundin britanik – A2

Brexit “rrëzon” paundin britanik

Paundi britanik ka regjistruar humbjen më të madhe në tre vjet teksa shqetësimet e tregut janë rritur ndjeshëm për shkak të Brexit.

Sipas analistëve, perspektiva e paundit është mjaft e zymtë pasi kërcënimi më i madh për valutën britanike për pjesën e mbetur të vitit është rreziku i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.

Sterlina ra me 0.8%  të martën duke u këmbyer me 1.2 dollarë. Herën e fundit që paundi regjistroi një humbjë të tillë ishte në tetor të vitit 2016, kur ish-kryeministrja Theresa May njoftoi planin për t’u tërhequr nga Bashkimi Europian.

Krahas rënies së valutës, tregu duhet të luftojë gjithashtu edhe me vendimin e politikës së Bankës së Anglisë, ku sterlina mund të përballet me një presion të mëtejshëm.

Teksa data 31 tetor për largimin e Britanisë po afron,  zyra e kryeministrit Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të shtyjë Bashkimin Europian që të negociojë një marrëveshje më të mirë divorci.

Shkarkoni aplikacionin e A2