Dorëzimi i pasqyrave financiare, afati deri më 30 shtator – A2

Dorëzimi i pasqyrave financiare, afati deri më 30 shtator

Bizneset kanë afat deri më 30 shtator për të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare për vitin 2018. QKB njofton se afati u shty me dy muaj, nga 31 korrik më 30 shtator, për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve.

Sipas këtij institucioni, një pjesë e bizneseve nuk kanë arritur dot të plotësojnë dhe të dërgojnë dokumentet përkatëse brenda afateve të përcaktuara në ligj dhe për arsye data e dorëzimit të pasqyrave financiare u shty për në 30 shtator.

Ndërkaq, njoftohet se subjektet që nuk kanë aplikuar deri më sot, nuk do të gjobiten dhe regjistrimi online përmes portalit e-Albania dhe dorëzimi i tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit do të vijojë normalisht deri në afatin e ri.

Shkarkoni aplikacionin e A2