Fatura online, fiskalizimi i biznesit nis nga tetori

Biznesi nuk do t’i lëshojë me faturat dorazi, por do t’i deklarojë ato elektronikisht. Ministrja e Financave dhe Drejtoresha e Tatimeve kanë prezantuar projektin e fiskalizimit, që do të nisë si test fillimisht tek një pjesë e bizneseve në tetor.

“Nuk do të ketë më të dhëna të manipuluara. Nuk do të ketë më taksapagues që nuk paguajnë pjesën që i takon. Biznesi i drejtë nuk duhet më të mbajë të gjithë barrën e taksës”, u shpreh ministrja Denaj.

Kasat fiskale që pranojnë sistemin e ri do të vijojnë operimin normalisht, ndërsa për pjesën tjetër do të ofrohet zgjidhja e printimit të faturës përmes një softueri që e raporton atë te Administratat Tatimore. Por, a përkthehet kjo në kosto shtesë për biznesin?

“Qeveria angazhohet që të bëjë një aplikacion pa para, në mënyrë që të gjithë të kenë akses”, tha Delina Ibrahimaj, drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.

Qeveria synon që nëpërmjet procesit të fiskalizimit të ulë informalitetin dhe të rrisë të ardhurat nga 10 deri në 15 për qind. Sistemi i ri elektronik do ti kushtojë buxhetit te shtetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2