Gara në Kushtetuese, KED publikon listën me kandidatët e përjashtuar

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) shpall një tjetër kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, duke e çuar në 5 numrin e kandidaturave që kanë kaluar procedurën e verifikimit.

Ajo është Elda Toska dhe do të kandidojë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi publikon edhe emrat e gjyqtarëve që u ndalohet kandidimi. Në mbledhjen e radhës, KED ka vendosur përjashtimin nga gara të Gëzim Allarajt, Fiona Papajorgjit, Rexhep Bekteshit,Valbona Balës, Klodian Rados dhe Petrit Kajës.

Një tjetër përjashtim nga KED është edhe kandidimi i Genc Gjonçajt për t’u bërë pjesë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2