I morën me anë të kanosjes 50 000 euro biznesmenit, arrestohen 3 persona – A2

I morën me anë të kanosjes 50 000 euro biznesmenit, arrestohen 3 persona

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Gjobëvënësit”, duke vënë në pranga 3 shtetas për gjobëvënie ndaj një biznesmeni. Njëri prej të arrestuarve është me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Të arrestuarit janë L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit; E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë dhe K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj të Durrësit.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh shtetasin N. L., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia u sekuestroi dy shtetasve të lartpërmendur shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L.

Shkarkoni aplikacionin e A2