Kandidat për SPAK, KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin Altin Dumani – A2

Kandidat për SPAK, KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin Altin Dumani

Shkalla e parë e vetting-ut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi sot në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani.

Ai rezultoi i pastër në të tre shtyllat e verifikimit të vetting-ut: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Altin Dumani është renditur në krye nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë sa i takon kandidatëve për SPAK dhe konfirmimi në detyrë nga KPK i shton shanset që të jetë edhe drejtuesi i strukturës së re që do të luftojë korrupsionin në radhët e zyrtarëve të lartë në vendin tonë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2