Kavajë, Krali nis punën i shoqëruar nga policia

Mëngjesin e sotëm, kryetari i ri i Bashkisë Kavajë, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Redjan Krali, ka vijuar punën pas thyerjes së bravës së zyrës një ditë më parë, ndërsa ka qenë i shoqqëruar nga punonjës të  policisë.

Ai është paraqitur në ambientet e Bashkisë rreth orës 07:45 të mëngjesit të sotëm dhe pas tij kanë filluar të paraqiten pranë ambienteve të punës disa prej punonjësve. Numri i punonjësve të paraqitur në vendin e punës ka qenë i vogël si kundërshti për mënyrën e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës nga Redjan Krali.

Që prej orës 16:10 të ditës së djeshme, godina e Bashkisë Kavajë vazhdon të ruhet nga efektivë të policisë, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty, ndërsa Krali vazhdon të qëndrojë në zyrën e tij.

Gjatë ditës së sotme, ish-kryetari Isa Sakja nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u futur në zyrë, ndërsa e djathta vazhdon të kundërshtojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2