Konstituohet Këshilli bashkiak i Krujës, betohet për herë të dytë Bushi

Paraditen e kësaj të mërkure është konstituar edhe Këshilli Bashkiak i Krujës, ndërsa është betuar për herë të dytë radhazi, kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Të pranishëm ishin deputetët të Partisë Socialiste që mbulojnë zonën e Krujës si dhe Prefekti i Qarkut Durrës, qe mbulon Bashkinë e Krujës.

Këshilli Bashkiak i Krujës ka 31 anëtarë, nga të cilët 23 i përkasin Partisë Socialiste. Kryetari i bashkisë Artur Bushi u shpreh se edhe në këtë mandat të dytë kryefjala e punës së tij do të jetë transformimi i mëtejshëm i qytetit të Krujës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN