Kur bien tërmetet? Sizmologët: Ende nuk ka aparatura që mund t’i parashikojnë

Tërmetet janë dukuri që nuk parashikohen. Në Shqipëri dhe mbarë botën, ato regjistrohen dhe studiohen pas goditjes.

Deri më sot, thonë sizmologët, nuk kanë arritur as vendet më të zhvilluara në botë të parashikojnë rënien e tërmeteve, ditën, kohën dhe fuqinë e tyre.

Përgjegjësi i Institutit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi, refuzon të komentojë qëndrimet e Kreut të Shtetit, ndërsa thotë se institucioni i Presidentit nuk ka bërë asnjë kërkesë në lidhje me historikun e tërmeteve në Shqipëri.

Shqipëria është vend me aktivitet të lartë sizmik. Ndër vite janë regjistruar ngjarje sizmike ku një pjesë e tyre kanë shkaktuar pasoja të rënda. Por, nëse do të ketë tërmet këtë verë apo në muajt në vijim, aparaturat modeste në Tiranë dhe ato më të avancuarat në botë ende nuk mund ta thonë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN