Lady Gaga në romancë të re… nuk është Bradley Cooper – A2

Lady Gaga në romancë të re… nuk është Bradley Cooper

Këngëtarja Lady Gaga është në një lidhje. 6 muaj pas ndarjes me të fejuarin e saj Christian Carino, Lady Gaga është fotografuar një mashkull të ri ndërsa drekonte me të në Los Angelos. Nuk është Bradley Cooper. Përfundimisht shuhen dhe zërat për lidhjen dhe bashkëjetesën e mundshme mes Lady Gaga dhe aktorit.

Sipas mediave amerikane, djaloshi i ri, me të cilin këngëtarja po shkëmben puthje pasionante është një inxhinier 37 vjeçar i quajtur Dan Horton.

Çifti u fotografua në këto momente intimiteti ndërsa qëndronte në verandën e restorantit Grandville në Los Angeles.

Kohët e fundit mediat shkruajtën për nisjen e një bashkëjetese mes Lady Gaga dhe Bradley Cooper, pas xhirimeve të filmit “A star is born”, por mesa duket lajmet kanë qenë të rreme.

Shkarkoni aplikacionin e A2