Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Një në 20 meshkuj në Britani përdorin make-up

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 15:05 | Lifestyle
Një në 20 meshkuj në Britani përdorin make-up

Një në 20 meshkuj në Britaninë e Madhe përdor make-up në përditshmëri, sipas të dhënave më të fundit të kompanisë së kërkimeve YouGov dhe ky biznes duket se është një nga fitimprurësit për momentin, në rritje nga dita në ditë.

Daniel Gray, themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë së make-up për meshkuj, “War Paint” thotë se bullizmi i ushtruar ndaj tij në shkollë, e ndihmoi që në adoleshencë që ai të mësonte të përdorte tualetet e së motrës, duke i rritur vetëvlerësimin. Linja e tij ofron produkte kozmetike, njësoj si ato që përdorin femrat, nga kremi e deri te rimeli i qerpikëve.

“Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm për ne dhe në këto 7 muaj jemi rritur çdo ditë, po shtojmë produktet në shitje dhe parashikojmë një vit me fitime”, shprehet Daniel Gray, themeluesi i kompanisë “War paint”.

Nga janari i këtij viti, shitjet janë rritur me 36% në muaj, ndërsa rritje ka shënuar edhe numri i meshkujve që zgjedhin të përdorin make-up.

“Ne kemi eksploruar arsyet përse meshkujt vënë make-up dhe kur e përdorin. Disa e vënë privatësisht në shtëpi, të tjerë kur dalin apo edhe në punë kur kanë takime të rëndësishme”, Victoria Walderse, gazetare, kompania “yougov”.

Sipas grupit të kërkimeve në treg “Euromonitor”, vetëm në 2018, ky biznes me linja make-up-i dedikuar meshkujve, ka gjeneruar 2.2 miliard dollar fitime. Suksesi i dedikohet kryesisht rrjeteve sociale, për të cilat edhe meshkujt janë më të përkushtuar, për të postuar foto e video, me paraqitje më të rregullt.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë