Paralajmërimi i Presidencës: Nuk dekretohen ligje antikushtetuese

Përmes zëdhënësit, Presidenti i Republikës paralajmëroi mazhorancën se nuk do të dekretojë asnjë ligj që është në kundërshtim me Kushtetutën.

Zëdhënësi Tedi Blushi tha se Presidentit ka dekretuar një dispozitë në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, që sipas tij, i hap rrugën funksionimit normal të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Nuk do të lejohet të bëhet pjesë e rendit juridik vendas të gjitha ato ligje që nuk respektojnë frymën e Kushtetutës, cenojnë në mënyrë flagrante parimet kushtetuese, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Zbatimi rigoroz i kësaj problematike diktonte problematik në realizimin e shortit dhe kufizimin e numrit të anëtarëve për t’u zgjedhur në KED. Ky është një organ shumë përcaktues për integritetin e sistemit të drejtësisë. Ky organ është bllokuar për dy vite radhazi në mënyrë të pajustifikuar dhe pavarësisht përpjekjeve sistematike të Presidentit Meta, jo vetëm që prej marrjes së kësaj detyre, por edhe kur ka qenë në pozicionin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN