Princesha kërkon ndihmë: Më shpëtoni nga Emiri i Dubait

Bashkëshortja e sunduesit të Dubait, Princeshë Haya, kërkon mbrojtje për martesë të detyruar nga autoritetet britanike.

Ajo u arratis disa kohë më parë dhe fillimisht kërkoi azil në Gjermani, por më pas udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sheiku Mohamed Al Maktoum, kërkon rikthimin e saj dhe të fëmijëve të tyre në Emiratet e Bashkuara dhe për këtë hapi një proces gjyqësor në Londër.

Sipas raportimeve, Princeshë Haya u arratis nga Dubai pasi kishte frikë për jetën e saj. 45-vjeçarja jeton në një shtëpi në kopshtet e Pallatit Kensington, për të cilën thuhet se kushton mbi 100 milionë dollarë.

Haya është gruaja e 6 e Emirit të Dubait, i cili ka 23 fëmijë me bashkëshorte të ndryshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2