Princi Harry: Do të kemi vetëm 2 fëmijë, duam të respektojmë ambientin

Princi i Britanisë, Harry ka dhënë ditët e fundit një intervistë që do të publikohet në shtator në versionin britanik të “Vogue”. Gjatë intervistës, Duka i Sussex tregoi për gazetaren dhe rreth planeve të tij për të ardhmen dhe familjen e tij.

Sipas princit Harry, ai dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle do të kenë vetëm dy fëmijë dhe ky plan është thjesht për motive ekologjike.

Mendoj që falë personave që kam takuar dhe vendeve që kam pasur fatin të vizitoj, më kanë bërë ta doja gjithmonë natyrën dhe përpiqesha ta mbroja atë edhe përpara se të bëhesha me fëmijë”, deklaroi Harry.

Më tej princi britanik shton se planeti duhet parë si një pellg, në të cilin ne jemi bretkosa dhe uji i tij po avullon.

“Ne e kemi marrë borxh planetin, dhe si qënie inteligjente që mendojmë se jemi duhet të jemi të aftë t’i lemë diçka më të mirë gjeneratave të ardhshme”, deklaroi princi Harry në intervistën e dhënë për “Vogue”.

Shkarkoni aplikacionin e A2