Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Revolucioni kuqezi, kontrolle dhe firmë, Milani prezanton Rafael Leao

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 17:38 | Futboll
Revolucioni kuqezi, kontrolle dhe firmë, Milani prezanton Rafael Leao

Revolucioni te Milani ka nisur me Rafael Leao. Sulmuesi portugez i blerë për afro 30 milionë euro nga Lille zhvilloi vizitat mjekësore në klinikën La Madonnina.

Pas kontrolleve, 20-vjeçari hodhi firmën në kontratën, që e lidh me kuqezinjtë për pesë vitet e ardhshme.

Investimi financiar dhe kohëzgjatja e bashkëpunimit janë tregues i besimit që te Milani kanë për sulmuesin e talentuar. Në orët në vijim, kuqezinjtë do të zyrtarizojnë edhe Leo Duarte, mbrojtësin brazilian, i blerë nga Flamengo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë