Samsung shënon rënie të ndjeshme, Apple vazhdon rritjen – A2

Samsung shënon rënie të ndjeshme, Apple vazhdon rritjen

Samsung Electronics regjistroi humbje të frikshme në tremujorin e dytë të këtij viti, duke shënuar rënien më të madhe të të ardhurave.

Kompania më e madhe në botë për smartphone tha se fitimet operative ranë me 56%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rezultatet reflektojnë një ngadalësim në këtë treg, që i dedikohet, sipas ekspertëve, luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Në një deklaratë zyrtare shpërndarë për mediat, kompania koreano-jugore thotë se dobësimi vijoi në tremujorin e dytë, pavarësisht rritjes së lehtë të kërkesës për telefonat Samsung. Gjithsesi, nga shtatori pritet që fitimet të rriten për shkak të lançimit në treg të modelit të ri Samsung Galaxy Fold.

Por, ndryshe nga Samsung, rivali i përjetshëm Apple po shënon fitime në këtë tremujor, pavarësisht rënies së kërkesave për iPhone. Shitjet e produkteve Apple u rritën me vetëm 1% dhe kjo për shkak të rënies së shitjeve në Kinë, çka e detyruan kompaninë të ulë çmimet atje. Por, edhe pse shitjet e iPhone janë frenuar, konsumatorët po blejnë gjithnjë e më shumë shërbimet e kompanisë. Ndaj, Apple ende gëzon shëndet të plotë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2