Sekuestrohen 72 kg kanabis sativa në pikën kufitare të Qafë Botës – A2

Sekuestrohen 72 kg kanabis sativa në pikën kufitare të Qafë Botës

Policia Kufitare në Qafë Botë të Sarandës parandaloi një rast të trafikut të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë ku sekuestroi 72 kg kanabis sativa dhe arrestoi drejtuesin e mjetit ku u gjet ajo.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në vijën e dytë të kufirit e fshehur në një automjet tip “KIA” që drejtohej nga 45 vjeçari nga Saranda A.Sh. Policia konstatoi se në pjesën e poshtme të mjetit ishte krijuar një shasi e dyfishtë, brenda së cilës ishte fshehur lënda narkotike, e ndarë në pako.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme,  për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.

Shkarkoni aplikacionin e A2