Shpërthen bomba e vendosur në rrugë në Afganistan, 34 viktima – A2

Shpërthen bomba e vendosur në rrugë në Afganistan, 34 viktima

34 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një bombe të vendosur në anë të rrugës në një autostradë që lidh qytetet Herat dhe Kandahar.

Sipas dëshmitarëve shpërthimi i bombës ishte aq i fuqishëm sa e shkatërroi totalisht autobusin ku udhëtonin viktimat, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por ngjarje të tilla me bomba të vendosura në rrugë organizohen shpesh herë nga talebanët për të goditur zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2