Siguracione false nga Bari, policia: Po verifikojmë dhe po hetojmë rastet – A2

Siguracione false nga Bari, policia: Po verifikojmë dhe po hetojmë rastet

Gjatë muajit korrik, me rritjen e fluksit të ardhjes së emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali, ka lindur një problematikë që ka të bëjë me siguracionet e makinave.

Vetëm gjatë muajit korrik, Policia Rrugore shqiptare ka konstatuar 16 raste kur siguracionet e prera në Portin e Barit në Itali kanë rezultuar të falsifikuara.

Personat që posedonin këto siguracione kanë deklaruar se i kanë blerë nga persona që u ishin prezantuar si të autorizuar për të prerë siguracione ndërkombëtare, por që në të vërtetë kanë rezultuar mashtrime me qëllim përfitimi.

Kjo problematikë pranohet edhe nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili deklaroi se rastet po verifikohen në bashkëpunim me palën italiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2