Tatimet apel profesionistëve: Regjistrohuni në TVSH

Tatimet apelojnë profesionistët e lirë që të regjistrohen në skemën e TVSH-së. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, administrata tatimore shpjegon se ushtruesit e profesioneve të lira, pavarësisht qarkullimit, duhet të regjistrohen si tatimpagues i TVSH-së, edhe pse janë subjekt i regjimit të biznesit të vogël.

Gjithashtu, pas kryerjes së regjistrimit, në vijimësi të veprimtarisë ekonomike duhet të respektojnë afatet e dorëzimit të listëpagesës, deklaratës së TVSH-së dhe deklaratës së tatimit në burim, nëse ushtrojnë aktivitet në një ambient të marrë me qira.

Gjithashtu, tatimet iu kujtojnë profesionistëve të lirë që janë të detyruar të lëshojnë kuponin tatimor për çdo shitje që realizojnë.

Shkarkoni aplikacionin e A2