Tërmet me magnitudë 4.4 në juglindje të vendit – A2

Tërmet me magnitudë 4.4 në juglindje të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orën 16:28 në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.4, ndërsa epiqendra ka qenë 10 kilometra në juglindje të Bilishtit.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3.4.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Shkarkoni aplikacionin e A2