Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zjarret djegin Siberinë, 3 milionë hektarë nën flakë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 18:39 | Bota

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi ditën e mërkurë angazhimin e forcave të ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në rajonin e Siberisë. Ky vendim presidentit Putin erdhi pas takimit që ai zhvilloi me kreun e emergjencave për situatën e pazakontë në Siberi, si pasojë e zjarreve.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ditët e fundit,  nga vatrat e zjarrit në Siberi është djegur një sipërfaqe prej 3 milionë hektarësh me pyje duke bërë aktivistët e Greenpeace ta konsiderojnë si një katastrofë ekologjike.

Mbi 700 mijë persona iu bashkuan nënshkrimit të një peticioni për të shpallur gjendjen e emergjencës në Siberi pasi sipas tyre autoritetet nuk kanë bërë sa duhet për përballimin e kësaj situate emergjente. Aktualisht mbi zonën e prekur po fluturojnë 10 helikopterë dhe 10 avionë të posaçëm për krizat e shkaktuara nga zjarret.

Aktivistët e Greenpeace Russia raportojnë se qytetet më të mëdha në Siberi janë përfshirë nga një re tymi toksik që tashmë ka mbërritur deri në Urale. Organizata vlerëson se sipërfaqja e djegur në Siberi është e barabartë me territorin e Belgjikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë